Ish-kreu i Policisë Bashkiake Florenc Hoxha ka reaguar pas akuzave se para protestës së 8 janarit ka qëndruar bashkë me disa persona në një dhomë duke luajtur me një instrument muzikor duke u përgatitur për protestën.
Hoxha shprehet se video është xhiruar një vit më parë në odën e burrave në shtëpinë e tij ku ka qenë duke festuar. Ai thotë se polici digjital është më keq se qytetari digjital i Saliut.
“Ky polici dixhital, qenka si qytetari dixhital i Saliut. Paska marrë videon e 1 viti më parë dhe nga oda e burrave ne shtepine time ku kam festuar e paska vendosur në PD.
Ah, se desh harrova: Këtë videon me aheng e këngë e kam ripostuar për qejfin tim dhe me sa duket komisariati digjital paska dëgjuar jehonën e këngës që para një viti.
Sa keq kur polici digjital bëhet po aq i mjerë sa qytetari digjital i Saliut dhe tallen dhe me prokurorinë.
P.s. Keto takime te paret tane i quanin NEJE,dhe ne ne respekt te tyre i organizojme ne ruajtje te tradites por edhe per te kujtuar te renet nder shekuj per liri e flamur.sigurish i kendojme burrave ulur kembekryq ne sofer dhe me cifteli shqip,pasi “feja e shqiptarit eshte shqiptarija”, shkruan Florenc Hoxha.