Skip to content

“Në krye të institucioneve të drejtësisë ka nepotizëm”- Vasili nga Kuvendi: Duhen 16 vite për të marrë drejtësi në Gjykatën e Apelit në Tiranë






Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, është shprehur se në krye të institucioneve të drejtësisë ka nepotizëm.

Komentet Vaslili i bëri gjatë fjalës së tij në Kuvend, ku tha se në Gjykatën e Apelit në Tiranë duhen 16 vite për të marrë drejtësi.

Ai tha se Reforma në Drejtësi nuk i tregon asgjë qytetarëve e cila ka qenë më keq më parë dhe është bërë më mirë tani.

“Lidhur me çfarë diskutuam, a ka përmirësuar kjo reform ndonjë gjë për qytetarët? Ka një zhgënjim të jashtëzakonshëm dhe shumë qytetarë po thonë “ishte më mirë kur ishte më keq”. 140 vota ka marrë Reforma. Po sot çfarë ka ndodhur? Nuk i tregon dot qytetarëve asgjë që ka qenë më keq dhe është bërë më mirë.

Zhurmë e madhe bëhet për një sekretare që ka shpërdoruar 3 milionë lekë të vjetra dhe nuk ka hetim për atë që vjedh 450 milionë euro. Kemi dëgjuar edhe për ndryshime ligjesh. Ekspertët i futën nëpër institucione. Po ku është Komisioni i Vendecias?

I kanë thënë ekspertët e lartë që ne nuk prekim gjë. Po sot? 10 ligje përnjëherë. Reformës ia shkuli tullat politika. Duhen 16 vite për të marrë drejtësi në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Mijëra dosje janë atje.

Do thoni ju kjo është çështje turpi dhe kur plas cipa nuk ka problem, po mirë dakord. Për çfarë duhet të luftonte Reforma në Drejtësi? Erdhi nepotizmi tani, vëllezër, motra, kushërinj të gjithë atje i keni. Edhe në krye të institucioneve të drejtësisë, nepotizëm kokë e këmbë”, u shpreh Vasili.

“”