Ish-kryeministri Sali Berisha nga prezantimi i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Delvinë, Ilir Mehmeti tha se rilindasit janë sekti më kriminal që kanë njohur ndonjëherë shqiptarët.

WhatsApp Image 2023-04-23 at 12.14.54 PM

Berisha tha se kandidatët e ‘Rilindjes’ të cilët janë propozuar në zgjedhjet e 14 majit janë të lidhur me krimin dhe se jugu i vendit ka një rrezik të madh, pasi mafia po i merr ‘pasuritë’, ndaj dhe bëri thirrje për ndryshim me votë ku qytetarët t’i besojnë të zgjedhurve të opozitës.

Sakaq shtoi se kandidatët e zgjedhur nga vetë qytetarët kërkojnë votëbesim, pasi Shqipëria ‘kërkon si zogu ajrin për ndryshim’.

“Së bashku me mikun tim të ndjerë Dhurim Alinani u përpoqën dhe bënë më të mirën për Delvinën, por me eksperiencën e krijuar dhe nevojën për ndryshim Ilir Mehmeti do bëjë shumë më tepër për këtë qytet dhe fshatrat e kësaj Bashkie. Ilir Mehmeti ka përballë rivalin e Rilindjes së krimit, nuk them më socialist dhe duhet të ndajmë socialistët nga rilindësit. Rilindësit janë sekti më kriminal që kanë patur ndonjëherë shqiptarët. Një kushëri të parë apo të dytë i ka të dënuar më 12 vjet në Romë, por Ardi Veliu është 5 herë më kriminel. Në Sarandë Ardit Cikuli një kandidat i mrekullueshëm, njeri serioz ka për karshi, asnjë qytetar të Sarandës por të deleguarin e bandave të Durrësit dhe famziut Alket Hyseni i cili përveç grabitjeve bëri gjithçka t’i bëjë më pallate eksponentët e Rilindjes, Ksamili po merr fund, Fatmir Shero ka përballë përfaqësuesin e Rilindjes i cili do bëhet Pazar me pasuritë e Konispolit. Kështu me radhë në Përmet, Këlcyrë, Tepelenë kanë përballë tërmetin, ndryshe tmerr njeri.

Arben Male në Memaliaj, disa i njihja për herë të parë po janë njerëz me identitet, CV. Program i Ilirit, tregon qeveritar të vërtetë dhe sheh me përgjegjësi çdo problem të Delvinës, merr përgjegjësi dhe po kështu në çdo bashki të jugut. Jugu ka një rrezik madhor, mafjen dhe vetëm mafjen po e shkatërron. Në Ksamil po ndodh një masakër, do vinte një ditë që mafja shqiptare do e shkatërronte Shqipërinë. Këta zotërinj janë kandidatë të lirisë, kanë marrë guximin dhe kanë dalë para jush, kërkojnë votëbesim. Unë kërkoj me votëbesim, kjo është procedura më dinjitoze, vendosja e dinjitetit tuaj. Duhet të ishit ju vendimmarrës, jo kryesia e PD. Këtë fushatë e kemi në një epërsi morale të pakrahasueshme, kandidatët i keni zgjedhur vet. Delvina dhe Shqipëria kërkojnë si zogu ajrin, ndryshimin”, tha ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re