Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e koalicionit Bashkë Fitojmë për përsëritje në procesit zgjedhor në Bashkinë e Kuçovës.
Koalicioni “Bashke Fitojme” kërkoi shpalljen e pavlefshme të rezultatit të zgjedhjeve dhe përsëritje të procesit në këtë bashki.
Kujtojmë që sot u bë rinumërimi për 18 kutitë e bashkisë Kuçovë, proces që nisi pas kërkesës së koalicionit “Bashkë Fitojmë” për rivlerësim të votave dhe shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në këtë bashki.
Pas përfundimit të rinumërimit, kandidatit të PS Kreshnik Hajdari iu hoqën 9 vota, kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Lefter Maliqi iu hoqën 4 vota dhe kandidatit të PD zyrtare Kreshnik Hajdari iu hoqën 2 vota.