Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka në një takim me qytetarët e Kuçovës, ndër të tjera foli për dallimet mes qeverisë, duke u shprehur se qeveria e Berishës ka folur me akte dhe vepra, ndërsa kjo e Ramës vetëm me mashtrime.

Noka theksoi se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO nuk ka qenë i lehtë, por  falë vullnetit të hekurt të Sali Berishës për të luftuar krimin dhe korrupsionin në vend, bëri qe edhe ato vende që ishin skeptiket të pranonin.

Sipas tij, Edi Rama në këto 11 vite në qeveri ka hequr një e nga një tullat e themelit të shtetit dhe sot nga një shtet shqiptar është kthyer në një bandë hajdutësh.

Noka: Të vish në Kuçovë është kënaqësi. Kënaqësi kur vjen këtu dhe shikon që valëvitet flamuri i NATO-s. Një flamur që ne e kemi ëndërruar prej kohësh që të valëvitej në tokën shqiptare.

Por teksa vjen në Kucovë dhe shikon atë flamur, gjëja e parë që i vjen çdo njëriu në mendje është të bëjë krahasimin mes dy qeverisjeve.

Si erdhi dhe si u vendos ai flamur në atë aeroport dhe pse u vendos dhe kush e vendosi? Kush e bëri Shqipërinë pjesë të kësaj aleance? Teksa shikon atë flamur të valëvitej duhet të bësh një krahasim. Shqipëria sot vend anëtar i NATO dhe sot në Kucovë valëvitet flamuri i NATO, sepse Sali Berisha dhe qeveria e tij e mundësoi një gjë të tillë.

Ai flamur në aeroport është tregues që bën diferencën mes një qeverisje që flet me akte, vepra dhe punë dhe një qeverisje që flet me gënjeshtra mashtrime e propagandë.

Nuk ka qenë e lehtë që Shqipëria të futej në NATO. Kishte vende skeptike, por kushte një qeveri kishte vullnet të hekurt për të luftuar krimin dhe korrupsionin dhe kjo bëri që vendet skeptike të besonin.

Në anën tjetër kemi qeverinë e Ramës, që është e kundërta komplet, ku është e vështirë që një qytetar i Beratit apo më gjerë të identifikojë një arritje madhore dhe të thotë që me këtë identifikohet qeveria e Ramës.

Për 11 vite, Rama bëri të pamundur për të hequr një e nga një tullat e themelit të shtetit dhe sot nga shtet shqiptar është kthyer  në një bandë hajdutësh.

Sot e shikon Kucovën dhe gjithë Shqipërinë të braktisur dhe të boshatisur. Sot të merr malli të shikosh në rrugë 5 të rinj. Pse të ndodh kjo? Sepse Rama ka krijuar një realitet të zymtë dhe të mjerueshëm.

Vijon…

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re