Bashkia Memaliaj, në nderim të kujtimit të Dëshmorëve të Policisë së Shtetit, emërtoi 2 rrugë të kësaj bashkie, me emrat e dy Dëshmorëve, Ilirjan Kalemi dhe Kastriot Çiçi.

Ceremonia u zhvillua në ambientet e Bashkisë Memaliaj, ku morën pjesë përfaqësues nga pushteti vendor, familjarë të Dëshmorëve dhe drejtues të Komisariatit të Policisë Tepelenë.

Në këtë ceremoni u vlerësua vepra heroike dhe akti sublim i 2 Dëshmorëve të Policisë së Shtetit. Kryetari i Bashkisë, z. Gjolek Guci ka përgëzuar nismën e ndërmarrë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, i cili i ka kushtuar një rëndësi të veçantë nderimit të kujtimit të Dëshmorëve të Policisë së Shtetit, me propozimin për të emërtuar rrugët e qytetit, me emrat e tyre.

Gjithashtu, shefi i Komisariatit të Policisë Tepelenë ka falënderuar drejtuesit e pushtetit vendor, për bashkëpunimin e treguar për emërtimin e 2 rrugëve në territorin e kësaj bashkie, me emrat e Dëshmorëve të Policisë së Shtetit, Ilirjan Kalemi dhe Kastriot Çiçi, të cilët do të mbeten përjetësisht shembull frymëzimi për brezat e rinj.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re