Nga Petrit Beci

In memorium të një Mjeshtri
Në kujtim të Kristaq Kristos

Më kujtohet një herë në një bisedë me një nga profesorët e mi në kinematografi një nga artistet e jashtëzakonshëm regjisorin dhe Artistin e Popullit Kristaq Dhamo, i cili për dy vite kishte punuar në themelimin e televisionit shqiptar mbaj mend që më tha: Një nga gabimet e mëdha të formimit të televisionit shqiptar ishte që u bë zë plus figurë. Pra eksperiencës në radio i mbivendosen figurën dhe keshtu filloi televizioni. Dhe sot televizionët në vendin tonë punojnë në këtë mënyrë. Shkruhet teksti. Lexohet në piko. Mbi këtë zë mbivendoset figura në montazh. Në fakt duhet e kundërta. Montohet një herë figura dhe pastaj i vendoset zëri dhe efektet e tjera.

Mu kujtua kjo gjë sot që u njoftova për largimin nga kjo jetë të një nga Mjeshtrave të audios e mos të them Mjeshtrit më të mirë që ka patur media jonë elektronike ne 50 vjetët e fundit, të respektuarit Kristaq Kristo.

Kam patur fatin e madh ta njoh të punoj me të, të jem dhe komshi, dhe të jem drejtori i tij dhe miku dhe kolegu i tij.

Nuk besoj se ka patur e do ketë një njeri e profesionist korekt, pa fjalë megjithëse ishte mjeshtër i prodhimit te kesaj të fundit pra të fjalës. Nuk besoj se do ma kundërshtojë ndokush që ka punuar në prodhim të gjithçkaje ne television, film aristik, serial, dokumentar, reportazh, spektakël, emision e cdo gje tjeter që profesionisti më i mirë më i përkushtuar më cilësor i kolonës zanore është e do ngelet mjeshtri Kristaq ose Kiço sic i thërrisnin të gjithë.

Më kujtohet një ngjarje qe është një tregues i profesionizmit dhe përgjegjshmërisë së lartë të ketij Mjeshtri.

Do realizohej në vendin tonë para 15 vjetësh vizita e presidentit Bush të SHBA . Radio televisioni Shqiptar pra RTSH kishte përgjegjësinë e prodhimit te sinjalit ne territor te vendit tone e për të gjithë botën. Përgjegjësi shumë e madhe e njëkohësisht rregulla shumë strikte nga mekanizma e institucione të këtij vendi më të fuqishëm të botës.

Më kishte qëlluar të kisha përgjegjësira dhe për prodhime të tjera ndërkombëtare po si ky rast jo. Një nga vështirsitë ishte qe cdo pajisje televisive po dhe çdo mjet tjetër deri te gjeneratorët e prodhimit të energjisë do hynin dy ditë përpara në rreth 12 objektet ku do prodhohej sinjal televiziv dhe ne 48 oret e fundit nuk kishte mundësi të bëjë asnjë ndërrim pajisje apo të shtoje një tjetër.

Një ditë perpara mbledh gjithë personelin që do merrej me prodhimin e sinjalit disa dhjetëra e ndermjet tyre dhe Mjeshtrin Kico i cili kishte për detyre që të merrte një sinkrone live nja dy fjali të Presidentit Bush ne nje nga vilat e ish Bllokut ne dreken zyrtare.

I them Kicos: “i ke cuar të gjitha veglat e prodhimit audio?”. “Po”-më tha. “Dëgjo”- i thashë: në rast se ato dy fjali nuk dëgjohen pra deshtojmë mos e shih më derën e ketij institucioni megjithëse ke 35 vjet që punon ketu.

Të nesermen që në 7 të mengjesit ku të gjithë do shkonin në vendet e objektet perkatëse dhe Kico shkon te vila në Ish Bllok dhe nderkohe si gjithe te tjeret kontrollohet me imtësi dhe aparatura speciale . Nje nga personat e sigurise hutohet dhe me ton i thotë Kiços: cfarë është kjo pajisje e vogël?

Ishte nje magnetoskop i vogël DAD që e kishte marrë rezervë nga frika dhe presioni i madh. Nuk lejohet i thotë personi i forcave speciale amerikane. “Të lutem!”– i thotë Kico: më lejo sepse në rast se dështon audio e dy fjalive të Presidentit Bush une humbas punën ku kam 35 vjet që punoj. Amerikani u hutua për nderkohë dhe kuptoi dhe përgjegjshmërinë e lartë të Kiços dhe i tha: Dakord, do kalosh me gjithë magnetoskopin.

Kiço e dinte shumë mirë qe nuk do ikte nga puna por ndërkohe gjithë kohes pasi doli nga zyra ime gjeti zgjidhjen dhe mori guximin se si ta zgjidhte garancinë e prodhimit të audios të dy fjalive të Presidentit Bush.

Ky ishte Mjeshtri Kico që ka lënë gjurmë të jashtëzakonshme në qindra prodhime televizive e që me mjeshtërinë e modestinë e një profesionisti do kujtohet në vite e dekada jo vetëm nga ne që e kemi njohur e kemi patur fatin të punojmë me atë, por dhe nga brezat e sotëm e ato që do vijnë sepse emri i tij është në pjesen më të madhe të prodhimeve televizive në këto 50 vitet e fundit.!

Respekt e i përjetshëm qofte kujtimi i Mjeshtrit dhe njeriut të madh e të thjeshtë Kristaq Kristo !

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re