Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e enjte moti parashikohet të nisë me kthjellime në orët e mëngjesit dhe më pas në mesditë parashikohen vranësira mesatare deri të dendura.

Do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash shiu në Veri dhe në bregdet në pjesën e dytë të ditës, ndërsa në zonat malore Veri-Verilindje do të ketë reshje bore me intensitet të ulët dhe mesatar pasdite, në Juglindje do ketë reshje bore me intensitet mesatar gjatë natës.

Do të ketë prezencë mjegulle të dendur në lugina dhe ngrica në zonat malore.

Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim – Verilindje mesatare e hera herës e vrullshme në bregdet, duke u shoqëruar më valëzim të forcës 2 dhe 4.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër -1/8 Diell re shi

Kukës -6/2 re borë

Lezhë 1/10 Diell re shi

Dibër -2/4 re borë

Durrës 1/12 Diell re shi

Tiranë 1/10 Diell re shi

Elbasan -1/9 Diell re shi

Berat 0/10 Diell re shi

Vlorë 2/11 Diell re shi

Korçë -4/5 Diell re borë

Gjirokastër -1/10 Diell re shi

Sarandë 1/10 Diell re shi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re