Kryeministri Rama është ndalur sërish në sulmin kibernetik me të cilin Shqipëria dhe sistemet e shërbimeve shtetërore janë përballur në ditët e fundit.

 

Gjatë takimit me kryetarët e degëve të PS, Rama tha se pas sulmit qëndron një shtet i tërë dhe nuk bëhet fjalë për hakera dosido.

 

Rama u shpreh se dy janë shtetet të cilat dyshohen të jenë pas këtij sulmi.

Më tej Rama dha disa detaje të tjera teksa tha se në kundërsulm po punojnë skuadra përtej asaj të shtetit tonë, madje edhe NATO është I përfshirë në procesin e mbrojtjes.

 

“Është sulm i organizuar nga një shtet, jo cështje hakerash sado të jenë. Është një shtet mbrapa këtij sulmi. Nuk jemi ende të identifikojmë shtetin, 2 janë dyshimet, e them këtë për të thënë që sulmi është jashtëzakonisht kompleks dhe agresiv. Sistemet nuk kanë ceduar në aspektin e shkatërrimit të tyre, nuk janë zhdukur të dhënat e shtetit, aq më tepër që nuk rrinë ashtu sic e imagjinojnë njerëzit. AKSHI nuk mban të dhëna. Dokumentet janë aty.Ka lajme të rreme pa lidhje. Është e paimagjinueshme që të shpifet pa hesap, pa përgjegjësi, pa asnjë lloj logjike duke i thënë njerëzve që është vënë gjobë 30 milionë euro ndaj qeverisë a thua se jemi përballë një bande digjitale që vënë gjoba. Nuk jemi në këto kushte por në kushtet e një sulmi kibernetik të super sofistikuar që ka poërfshirë në procesin e mbrojtjes dhe të kundërsulmit NATO-n”, tha Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re