Për shkak të reshjeve të shumta të shiut 24-orët e fundit, vazhdojnë të jenë të izoluara disa familje në zonën e Shkodrës nga përmbytjet. Këtë të enjte në zonën e livadheve në Shkodër, autoritete kanë evakuuar dy familje pasi ishin të izoluar nga uji.

Nga pamjet që ka siguruar “FaxNews” banesat e dy familjeve janë të pushtuara nga uji ndaj është dashur ndërhyrja e Forcave të Ushtrisë për ti transportuar në një zonë më të sigurt.

Dy familjet përbëhen nga 8 anëtarë gjithsej, ndërsa janë duke dalë nga banesa e tyre, një nga kryefamiljarët shihen duke mbajtur fëmijët në kurriz dhe në dorë një kuti me disa ushqime dhe një batanije  për t’i transportuar drejt automjetit të forcave të Ushtrisë.

(E.G/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re