Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se në Kuvendin e Shqipërisë po përdoret pushteti krimit për të shtypur dhe përjashtuar opozitën.

 

Berisha theksoi se Rama “po përdor një peng të shpërfytyruar nga çdolloj integriteti moral, politik e njerëzor, Lul Bravën dhe dëshiron që tua servir shqiptarëve si opozitarin e tij.”

Berisha: “Ato që ndodhin sot në Parlamentin e Shqipërisë, nuk mund të ndodhin, s’ndodhin në asnjë Parlament në Evropë. Në Kuvendin e Shqipqërisë përdoret pushteti i krimit, i dalë nga krimi dhe vota e krimit, për të shtypur përjashtuar edhe ata përfaqësues të atyre 600 000 zgjedhësve që votuan kundër qeverisë në kushtet më të vështira. Përdoret brutaliteti dhe çdo mjet tjetër për ta vendosur opozitën në kontroll të plotë.

Rama shpalos çdo ditë e më shumë psikologjinë e etërve të tij xhelatë, të pushtetit pa opozitë.

Edi Rama dëshiron që të kontrollojë çdo gjë, të gjitha pushtetet në këtë vend, Ka krijuar atë që quhet fake opozitë.

Përdor një peng të shpërfytyruar nga çdolloj integriteti moral, politik e njerëzor, Lul Bravën dhe dëshiron që tua servir shqiptarëve si opozitarin e tij.”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re