Ky është pallati nr 29 në Qytetin e Laçit,I cili ashtu si dhe shumë godina të tjera pësoi dëmtime nga lëkundjet e tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Nga ekspertimi pallati doli i pabanueshëm por një pjesë e familjeve vijojnë të jetojnë ende aty pavarësisht rrezikut. Ata akuzojnë autorietet se ende nuk u kanë dhënë një përgjigje perfundimtare se çfarë do të bëhet me banesat.

Me rrezikun e shembjes jeton dhe familja Lila në Saxhak të Laçit. Banesa ku ata jetojnë ka dëmtime të shumta por për shkak të kushteve të vështira ekonomike ata nuk mundet të lëvizin në një banesë tjetër më të sigurt.

Ndërkohë tre familje në fshatin Bilaj në Bubq, te Krujes përballen çdo ditë me motin e ftohtë pasi jetojnë në çadra verore.

Banorët u bëjnë thirrje autoriteteve që tu japin çadra dimërore ose ti shpërngulin nga zona në banesa me qera.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re