Bashkia e Tiranës ka nisur të vëjë në zbatimin projektin për krijimin e tregjeve të lëvizshme në qytet.

 

Kryeqytetit i shtohet së fundmi tregu ditor që ka për qëllim të lëviz në çdo ditë në lagje të ndryshme, një eksperiencë kjo e njohur në vendet e tjera.

 

Gjithashtu kjo nismë synon të promovojë produktet lokale të fermerëve në zona të ndryshme të qytetit me qëllim për të qenë më pranë komunitetit dhe për të sjellë produkte të freskëta organike pranë tryezave të tyre të qytetarëve.

 

Të mërkurën tregu ishte pranë ish – Fushës së Aviacionit në Njësinë nr.7, ku fermerët e Tiranës patën mundësi që të shesin në kushte sa më komode prodhimet e tyre bujqësore.

 

Krijimi i këtij tregu është një mundësi shumë e mirë për fermerët e fshatrave të Tiranës për të tregtuar prodhimet e tyre bujqësore dhe blegtorale në kushte shumë të mira dhe larg pluhurit dhe papastërtive që mbart shitja në rrugë dhe që ishte kthyer edhe në një rrezik për shëndetin e banorëve.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re