Moti sot parashikohet të nisë i kthjellët në zonën e qendrës dhe atë të veriut si dhe vranësira mesatare deri të dendura në zonën e jugut.

Deri në orët e mesditës në zonën e jugut do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se në relievet kodrinore-malore në lartësitë mbi 500 metër do të ketë reshje dëbore.

Pas orëve të mesditës mot i kthjellët në të gjithë territorin me vranësira të pakta kalimtare.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim mesatare deri e fortë dhe me rrahje në bregdet, zonat e ulta pranë tyre dhe zonat luginore duke u pasuar nga valëzim i forcës 2 deri 4 ballë kryesisht në Jon.

Të pranishme ngricat e forta në akse rrugore.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër -1/7 Diell

Kukës -3/2 Diell

Lezhë 0/6 Diell

Dibër -6/0 Diell

Durrës 2/8 Diell

Tiranë 0/8 Diell

Elbasan -1/7 Re diell

Berat -1/8 Re diell

Vlorë 1/10 Shi diell

Korçë -4/2 Borë diell

Gjirokastër -1/8 Shi/borë diell

Sarandë 2/11 Shi diell.