Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Open”,  ka dhënë një shpjegim mjaft origjinal, që nuk e ka dhënë akoma ndonjë shkencëtar, lidhur me faktin se përse koronavirusi goditi më rëndë zonën e Lombardisë në Itali.

Kryemadhi tha se në këtë zonë, konsumohen shumë karbohidrate dhe kjo bën që të bjerë imuniteti i njeriut dhe të jetë më vulnerabël. Ndryshe nga Lombardia, Kryemadhi thotë se në Shqipëri njerëzit hanë mish, hudhra dhe pijnë raki.

“Ne Lombardi pse më keq? Po normal se të hash makarona, karbohidrate gjithë ditën, do bjeri imuniteti. Jo si ne këtu në Shqipëri që hamë mish, hamë hudhra, pijmë dhe raki”, tha Kryemadhi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re