Kjo është Fiqirete Murati nga Vlora, një nënë 39-vjeçare, e cila është diagnostikuar me kancer të gjirit. Problemet për të nisen një vit më parë, kur ajo ndjeu shqetësime pranë gjoksit, por mendoi se do ishin dhimbje kalimtare.

 

 

 

“Historia ka filluar që para një viti duke pasur dhimbje, shpime në gjoks por gjithmonë e kam neglizhuar duke menduar se do më kaloj. Nuk e mendova që një gjë kaq e vogël do bëhej kaq e madhe”

 

 

Pak muaj më vonë zbuloi se në gjirin e saj ishte shfaqur një masë tumorale. Mjekët e njoftuan se ishte prekur nga kanceri dhe më pas iu nënshtrua kimioterapisë.

 

 

“Para 6 muajsh e kam ndjerë gjëndrën poshtë sqetullave, më shqetësoi shumë dhe ju drejtova doktoreshës. Më pas shkova në Tiranë për të bërë një biopsinë dhe nisa kimioterapinë”

 

 

39-vjeçarja tregon se fillimisht e përjetoi shumë lajmin e trishtë, por pranë vetes në këtë rrugëtim të vështirë, gjithmonë ka pasur familjen.

 

 

“Gjithmone kam qënë e fortë, jam përballur me shumë gjëra në jetë por kjo ishte shumë e vështirë. Jam ndjerë shumë keq, kam qarë, mu duk sikur ishte fundi në ato momente. Por familja ime më dha forcën për të vazhduar dhe do luftoj deri në fund”

 

 

Fiqiretja Murati tani u bën thirrje grave dhe vajzave që të mos bëjnë gabimin e saj, por ti nënshtrohen kontrolleve, pasi kanceri i gjirit mund të parandalohet.

 

 

Shifrat e zyrtare tregojnë se një nga 8 gra diagnostikohet me kancerin e gjirit. Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për parandalimin e  kësaj sëmundjeje ndaj qendrat ku janë të vendosura mamografitë do të jenë të hapura nga ora 8 e mëngjesit deri në 18 të mbrëmjes.

 

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re