Ministri i Brendshëm Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend është shprehur se Shqipëria është referencë për vendet e Ballkanit Perëndimor për luftën ndaj krimit.

Balla gjithashtu u shpreh se Shqipëria është partner i besuar dhe vendi më partneri i Italisë kur kanë 14 operacione të përbashkëta.

“Pak javë më parë para mundësinë të takohem me drejtuesin e prokurorisë kombëtare anti-mafia,  i cili kishte në takim me palën shqiptare të gjithë drejtuesit e prokurorive anti-mafia në të gjitha rajonet dhe takimi është publik, njoftimi është bërë publik, ku gjëja e parë që e thonë të gjithë është bashkë[punim ii shkëlqyer me autoritetet shqiptare, qofshin ato ligjzbatuese.

Jemi vendi në  marrëdhënie me Italinë që kemi më shumë operacione të përbashkëta. Kemi 14 operacione të përbashkëta, që është vendi më partner i Italisë.

Dje kishit në Shqipëri kryeministren Meloni. Nuk është e familjes tonë politike, është e qendrës së djathtë, e cila vlerëson maksimalisht bashkëpunimin me qeverinë shqiptare.

Javën e ardhshme kemi në Tiranë konferencën europiane të INTERPOL, vijnë drejtuesit e të gjithë policive të të gjitha vendeve të Europës.

Shqipëria është një vend sot partner i besueshëm dhe këtu po përdor fjalët që it ha ditën e hënë edhe drejtori i përgjithshëm i agjencisë kundër drogës,

Në luftën kundër drogës Shqipëria është një partner i besueshëm dhe referencë për vendet e tjera të BP.

Që nga dita kur keni kaluar në opozitë, keni tundur të njëjtën dajre, të  njëjtin aheng dhe të njëjtin tekst”, tha Balla.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re