Në luftimet e vazhdueshme me luftëtarët palestinezë në veri të Rripit të Gazës është vrarë komandanti i njësisë tankiste izraelite.

Ushtria izraelite e identifikoi komandantin e njësisë tankiste si rreshterin 21 vjeç, Itay Saadon, raportuan mediat lokale, duke përfshirë faqen e lajmeve Times of Israel, të cilat cituan një deklaratë zyrtare.

Thuhet se Saadon ishte pjesë e Batalionit të 52-të të Brigadës 401 të Blinduar të ushtrisë që luftonte në Gaza.

Kjo e çoi numrin e ushtarëve izraelit të vrarë në 24 që nga fillimi i operacionit tokësor në enklavën e rrethuar të martën, ndërsa totali i vdekjeve në radhët e ushtrisë që nga 7 tetori ka arritur në 339.

Ushtria izraelite ka zgjeruar sulmet e saj ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës, i cili ka qenë nën sulme të pamëshirshme ajrore që nga ofensiva e befasishme e Hamasit më 7 tetor.

Më shumë se 10.700 njerëz janë vrarë në konflikt, duke përfshirë të paktën 9.227 palestinezë dhe më shumë se 1.538 izraelitë.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re