Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar për ofendimet e Edi Ramës për gratë dhe vajzat. Ai u shpreh se Edi Rama meriton ‘dy gisht nder në lule të ballit’ me ofendimet që bën ndaj femrave, ndërsa gjithashtu komentoi deklaratën e kryeministrit kur i tha një qytetareje në sy të burrit se kaun do e çonte për lopën dhe jo për të.

“Fushatat janë festivale politike elektorale. Edi Rama nisi fushatën me një listë të cilën mund të quhet në kuptimin e plotë të fjalës, lista “Rraja”. Klani “Rraja” është klani mbi të cilën rëndojnë akuiza për krime më shumë se në çdo klan tjetër.

Ai duhet të ketë pasaportë diplomatike për të mbuluar padrinon e tij me pasaportë diplomatike. Edi Rama fytyrën e vërtetë të lidhjes me krimin e faktoi në Elbasan ku nxori bandën e tij. Edi Rama e filloi fushatën me shprehjet më poshtëruese dhe fyese të grave shqiptare.

Të shkosh në fshat dhe t’i thuash një gruaje në prani të burrit, se kaun po e sjell për lopën dhe jo për ty nuk ka fyerje më të madhe. I them Edi Ramës se ka të tjerë që edhe sot i përmbahen ligjit “Dy gisht nder në lule të ballit”. Nuk i merret nderi një familje në televizor siç bëri ai.

Ai e ka kuptuar që gratë dhe vajzat nuk e votojnë. Është i tmerruar nga humbja e elektoratit të grave dhe vajzave. E panë që ky në skenat publike që janë thënë për të janë të vërteta”, u shpreh Berisha.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re