Një djalë i ri ka gjetur vdekjen në një aksident tragjik në rrugën Lezhë- Shëngjin. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Knalla’.

19 vjeçari i identifikuar si A. Pacani ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rruga duke rënë në kanalin anësor. Automjeti është përmbysur ndërsa si pasojë e lëndimeve, 19 vjeçari ka ndërruar jetë.

“Rreth orës 12:25, në Shëngjin, në vendin e quajtur ” Knalla”, shtetasi A.P. 19 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin duke rënë në kanalin anësor të rrugës, ku për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.”-njoftuan autoritetet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re