Deputeti demokrat, Saimit Korreshi, ka ironizuar sot qeverinë në Kuvend, në lidhje me projektligjin për programin e tregut të përbashkët për periudhën 2021-2027 me BE-në.

Korreshi tha se marrëveshja parashikon përmirësim të tregut të brendshëm, por thotë se prodhimet hidhen sepse nuk gjejnë treg, ndërkohë vë theksin te largimi i qytetarëve duke thënë se në Lushnjë ka vetëm pleq dhe qen.

“Kjo marrëveshja e re thotë përmirëson tregun e brendshëm, po cilin? Ka tregu këto prodhime që s’po gjejnë treg, hidhen në kanal. Ky është tregu? Kjo marrëveshje thotë se i shërben përmirësim të qytetarit. Cilit qytetar? Qytetarët kanë ikur. Paradite në Lushnjë sheh veç pleq. Po për të sjellë një palë domino, po një strehë për në dimër a ia bëni? Do t’ju ftoja të dalim në këmbë për të parë çfarë qarkullon gjithë ditën në Lushnjë. Vetëm pleq, edhe qen, që na i shkarkojnë.

Për këta qytetarë po bëhen këto marrëveshje?

Për të mbrojtur konsumatorët. Mjerë ne të shkretët ca po hamë. Qumështi vjen nga Hungaria e Serbia, ndërsa ai i shqiptarëve hidhet. Këtu kanë ikur lopët, edhe të fshatit e blenë qumështin në qytet.

Qeveria juaj thotë duhen mbi 10 lopë, po ai me 9 ca të bëjë? Po vajin e palmës, keni bërë vlerësimin në doganë, ku vete, ku hyn? Kush e kontrollon tregun? Opozita? Shtetit të marrë baxhot një nga një dhe t’i kontrollojë.

Ku të lënë oligarkët, po hyjnë te të gjitha, edhe të kruajtëset e dhëmbëve.

Kjo është gjithë ajo që po ndodh sot”, tha Korreshi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re