Kryeministri italian Giuseppe Conte, paralajmëroi se mund të dorëhiqet, pasi, siç dhe ta kuptuar, i ka ardhur në “majë të hundës” nga dy anëtarët e kolaicionit, Salvini i LEGA-s e Di Miao e 5 Yjeve.

Conte, një teknokrat pa bazë mbështetje politike, thirri një konferencë për shtyp për t’u përcjell një ultimatum që të dyve.

“Nëse ata nuk e marrin përgjegjësinë e tyre në mënyrë të qartë, unë do të jap dorëheqjen”, tha Conte.

LIGA dhe Lëvizja 5 Yjet që nuk me asnjë prej temave aktuale – duke filluar nga çështjet e infrastrukturës dhe emigracionit, si dhe rëndësisë historike të festave kombëtare.

Dhe intoleranca e tyre u forcua pas zgjedhjeve të Parlamentit Europian, ku LEGA fitoi 34 përqind, raporton Reuters.

Conte ka paralajmëruar se qeveria është duke pritur një proces kompleks të hartimit të buxhetit për vitin 2020 në vjeshtë dhe se vendi ka nevojë për besimin e tregjeve financiare.

“Ne nuk duhet të lejojmë polemika sterile dhe argumente të pakuptimta që na vjedhin energji të çmuar ose të pengojë qeverinë nga objektivat e saj”, ka thënë Conte.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re