Anthony Fauci, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive amerikane, tha se ai nuk kishte asnjë kontakt me ekipin COVID të Presidentit të zgjedhur Joe Biden dhe nuk pa asnjë arsye pse ai të jepte dorëheqjen për t’u bashkuar me ta kur tani ka kaq shumë punë për të bërë për të luftuar pandeminë.
“Unë mbetem në vendin tim. Unë nuk jam një politikan, merrem me shëndetin publik,” i tha ai Reuters.
Fauci ka qenë anëtar i grupit të punës koronavirus të Shtëpisë së Bardhë që nga janari dhe shpesh është përplasur me Presidentin e tanishëm Donald Trump, i cili ka kërkuar të zbusë rreziqet e koronavirusit dhe të përqendrohet te hapja e ekonomisë.
“Nuk ka absolutisht asnjë arsye dhe asnjë kuptim për të ndaluar së bëri në mes të një pandemie atë që luan një rol të rëndësishëm në përpjekjen për t’i dhënë fund krizës,” tha Dr. Fauci.
Këshillat e tij për presidentin e zgjedhur janë të njëjtat si më parë – distancimi shoqëror, shmangia e turmave, mbajtja e maskave, larja e duarve.
“Parimet e shëndetit publik nuk ndryshojnë nga muaji në muaj, ose sesi ndryshojnë administratat,” tha ai.
Fauci shërbeu në gjashtë administrata të SHBA dhe u shqua në luftën kundër epidemisë së AIDS gjatë viteve 1980, nën Presidentin Ronald Reagan.
Detyra e tij është të zhvillojë vaksina dhe terapi në cilësinë e tij si drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive, i cili ka filluar të japë rezultate.
Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech njoftuan të hënën se vaksina e tyre eksperimentale e koronavirusit është efektive në më shumë se 90 përqind të rasteve, dukshëm më shumë sesa shumica e ekspertëve prisnin.
Dr. Fauci shprehu besimin se vaksina e Modern-as do të ishte po aq efektive sa e Pfizer-it.