Gazetarja Ferikan Iljazi ka folur në një lidhje Skype për emisionin “Të pathënat” në ‘Fax News’ lidhur me legalizimin e kanabisit kurativ në Maqedoninë e Veriut.

Sipas saj, ky ligj u miratua në mënyrë që ekonomia e vendit të përmirësohej, duke prekur sektorë të ndryshëm.

Iljazi thotë se janë dhënë 66 licenca për fermerët të cilët po merren me prodhimin e kanabisit por që akoma puna nuk po bëhet me kapacitete të plota. Ajo tha ndër të tjera se ligji do të ketë disa korrigjime sa i takon prodhimit të vajit të kanabisit dhe eksportit të lules së thatë.

Pjesë nga intervista

Iljazi: Ideja finale e shtetit është të tërheqim turistë, edhe për eksportin e lules së thatë që është një biznes fitimprurës.

Ato kompani që e prodhojnë dhe janë të licensuara, nuk lejohet që të eskportojnë jashtë Maqedonisë së Veriut.

Gazetari Arbi Fortuzi: Sipas jush, a ka qenë një vendim i nxituar i qeverisë?

Iljazi:Nuk e di a duhej më herët, në momentin që u votua ligji në 2016, kishte reagime si në politikë dhe sektorë të tjerë.

Fermerët kanë nisur të prodhojnë?

Iljazi: Po në fakt janë 66 licensa, puna nuk po behet ende me kapacitet të plotë por prodhojnë.

Ende nuk ka nisur në mënyrë masive, nuk është bërë ende ekspertiza për veprimin e ndonjë ilaçi të caktuar. Nga viti në vit dhe qytetarët po mësojnë si përdoren keto medikamente, përveç pjesës që vajin nuk e marrin dot për ta shitur në vende të tjera.

Qeveria e ka parë të arsyeshme se kështu do të ndikonte për mirë në ekonominë e vendit. Ligji u kthye në parlament për disa korrigjime, fillestari do ketë vetëm të implementuar risinë për eksportin e lules së thatë.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re