Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka deklaruar se në mbi 40 vite karrierë nuk është përfshirë në asnjë veprimtari kriminale.

Në një konferencë për gazetarët, teksa u pyet për dosjen “Metamorfoza”, Tonin Vocaj deklaroi se nuk është pjesë, si edhe nuk ka lidhje me asnjë individ me rekorde kriminale në Shqipëri.

“Në lidhje me pyetjen nuk kam informacion të mëtejshëm për hetimet në kuadër të operacionit metamorfoza. Kam qenë drejtor i departamentit të policisë kriminale dhe ju garantoj që në mbi 40 vite që kam në polici nuk jam përfshirë në asnjë veprimtari kriminale dhe nuk jam pjesë, apo lidhje me asnjë individ me rekorde kriminale në Shqipëri”, tha Vocaj.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re