Nga Sali Shasivari

Të gjithë ata që e njohin mirëfilli historinë më të re, janë të vetëdijshëm se, përgjatë më se një shekulli të historisë së kolonizimit, krimit, dhe gjenocidit cionist ndaj popullatës palestineze, dhe, përreth gjitha ngjarjeve të njëpasnjëshme tragjike…; konstantja e vetme karshi këtyre ngjarjeve, ka qenë – dhe vazhdon të jetë – hipokrizia dhe standardet e dyfishta të botës së “civilizuar” karshi kësaj tragjedie njerëzore…; duke barazuar gjithmonë viktimën me agresorin…!

Kështu, cionizmi, jo vetëm që është ‘pjellë’ e kësaj bote të “civilizuar”, por bëmat e tij, kanë qenë, dhe vazhdojnë të nxiten, të përkrahen, të ndihmohen, të maskohen, të propagandohen, dhe të mbulohen nga të njejtët ‘tregtarë’ të fateve njerëzore…; ‘tregtarë’ këta, të cilët, nuk rreshtin së shituri ‘dokrra’ në lidhje me “demokracinë”, “demokratizimin”, dhe “të drejtat e njeriut”, nga njëra anë…; ndërsa, nga ana tjetër, sikurse edhe përgjatë historisë më të hershme, të njejtët, vazhdojnë të jenë nëpërkëmbësit dhe shkelësit më të mëdhenj të lirisë, dinjitet, të drejtave dhe vlerave njerëzore…!

Janë po të njejtit ‘tregtarë të fateve njerëzore’, të cilët, dikur, në emër të ‘superioritetit’ racor dhe fetar, si dhe në emër të ‘enkulturimit’ dhe ‘civilizimit’ të popujve tjerë, kolonizonin, shfrytëzonin, dhe shkatërronin popuj, kultura dhe civilizime të tëra…; ndërsa, sot, po të njejtët, në emër të “lirisë”, “demokracisë” dhe “të drejtave të njeriut”, po robërojnë, shfrytëzojnë, dhe shkatërrojnë popuj, kultura dhe shtete të ndryshme…!

Dallimi i vetëm në mes ‘të djeshmes’ dhe ‘të sotmes’ qëndron në emërtimet, parullat, dhe metodat që shfrytëzohen…; si dhe, në mënyrat e realizimit të planeve të këtilla djallëzore…!

Kështu, përderisa, dikur, këta ‘tregtarë të fateve njerëzore’ ishin direkt të kyçur dhe të involvuar në krime, kulturocide dhe gjenocide të këtilla…; sot, këta ‘tregtarë’, planet e tyre djallëzore i realizojnë përmes ‘satelitëve’, agjentëve, servilëve dhe mercenarëve të tyre, të cilët i lëvizin nga prapaskena në formë të ‘kukullave të teatrit’…; ndërsa, ata vetë, bëhen sikur janë ‘spektatorë neutral’ të kësaj tregjedie njerëzore të përmasave globale…; githmonë, në stilin e ‘mbrëmjeve gazmore romantike dhe dëfryese fashiste’, në të cilat këndohet për “urtësinë” dhe “mençurinë” e grupeve të interesit, si dhe, ironizohet dhe përqeshet “naiviteti” dhe “marrëzia” e popujve’!

Shkaktarët, ‘tregtarët’ dhe përfituesit e këtyre kurtheve njerëzore janë një numër i vogël i personave, familjeve, klaneve dhe grupeve të interesit, të cilët, për hirë të kanibalizmit, egos dhe epsheve të tyre, po i kanosen indit njerëzor, si dhe rrezikojnë që ta helmojnë dhe shkatërrojnë tërë shoqërinë njerëzore…; ndërsa, viktimë e veprimeve të këtilla të padrejta, johumane dhe çnjerëzore janë pjesa dërrmuese e banorëve të këtij globi!

Këto ‘shushunjëza’, në saje të planeve të tyre djallëzore të përmasave apokaliptike, kanë arritur që të ‘marrin peng’ jo vetëm shtete dhe regjime të tëra, po bile edhe institucione të tëra ndërkombëtare…!

Së këndejmi, në situata të këtilla, është e pashmangshme dhe e detyrueshme që, pjesa dërrmuese e popullatës botërore, t’i lejë anash të gjitha elementet dhe shenjat dalluese ndërmjet vete, dhe të krijojë një pakt njerëzor dhe strategji të përbashkët, si dhe të gjejë mekanizma dhe mjete adekuate dhe legjitime për t’u përballur me këto ‘viruse’, qofshin ato persona, familje, grupe interesi, klane mafioze, grupe kriminele, etj…!

Përndryshe, nën hijen e kësaj hipokrizie dhe këtyre standardeve të dyfishta, secili prej nesh rrezikon që të jetë ‘viktima’ e rradhës, e cila do të barazohet me agresorin…!

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re