(‘Leksionet’ palestineze, prej të cilave duhet të mësojmë dhe të përfitojmë…!)

Nga Sali Shasivari

Përgjatë agresionit të fundit i z r a e l i t kundër popullit autokton dhe të pafajshëm palestinez, sheshet botërore dhe platformat e rrjeteve sociale ishin ‘dëshmitarë’ të një lloji tjetër të ‘luftërave’ dhe ‘betejave’…!

Kështu, në momentet kur banorët e Kudsit, tokat e okupuara palestineze, dhe Gaza e rrethuar, i nënshtroheshin një ‘kapitulli’ të ri të okupimit, kolonizimit, pastrimit etnik, krimeve, dhe gjenocidit i z r a e l i t o – c i o n i s t…; sheshet botërore ‘vlonin’ nga protesta ‘qindra mijëshe’ dhe ‘milionëshe’ të popujve të lirë, të cilët, përkundër qëndrimit të turpshëm të regjimeve, qeverive, masmediave, mercenarëve, servilëve, dhe ‘tregtarëve’ të fateve njerëzore, këto masa të gjera popullore, demaskonin, denonconin, dhe dënonin krimet që po ndodhin, si dhe, kërkonin liri për Palestinën dhe popullin e saj.

Ndërsa, në momentet kur maqineria propagandistike i z r a e l i t o – c i o n i s t e, si dhe megafonët e saj mediatik anekënd globit, mundoheshin që të mbulojnë krimet e këtilla, duke dezinformuar në masë, dhe duke falsifikuar të vërtetat historike dhe faktet reale (propagandë e fëlliqur kjo, e cila, përskaj sulmeve të vazhdueshme i z r a e l i t e ndaj gazetarëve, kulmoi me bombardimin e një ndërtese në Gaza, e cila ishte qendër e organizatave të ndryshme mediatike për vite të tëra)…; në këto momente, miliona aktivistë nga popujt e lirë të botës, përskaj cenzurës së turpshme e cila u imponua nëpër rrjetet e ndryshme sociale, arritën të zhvillojnë një aktivitet të ngjeshur, përmes postimeve të ndryshme, në funksion të paraqitjes së realiteti historik dhe faktik në lidhje me atë që po ndodh në Palestinë për dekada me rradhë, duke demaskuar, denoncuar, dhe dënuar krimet i z r a e l i t o – c i o n i s t e, si dhe, duke kërkuar liri për Palestinën dhe popullin e saj.

Si pasojë e një aktiviteti të këtillë, të paparë deri më tani, ne, për herë të parë në historinë më të re, jemi dëshmitarë të një dështimi të planit c i o n i s t në aspektin propagandistik dhe mediatik (fakt këtë, të cilin e pranojnë vetë qarqet c i o n i s t e)…; dështim ky, i cili, do të ketë domino efekt në shumë aspekte tjera, dhe i cili, do të rezultojë – në dashtë Zoti – me kapitulimin total të planeve ogurzeza c i o n i s t e në vitet në vijim.

Nën hijen e një triumfi të këtillë në nivel të opinionit të gjerë botëror (triumf ky i cili nuk duhet minimizuar), është shumë e rëndësishme që të reflektojmë mbi faktorët, shkaqet, dhe arsyet, të cilat ndihmuan në realizimin e këtij triumfi, si dhe mbi urtësitë të cilat duhet nxjerrë nga i njejti…

Kështu, ata që ishin më aktiv në lëvizjet dhe aktivitet e sipërpërmendura, ishin:

– Popujt që posedojnë vetëdije të lartë, dhe të cilët janë në gjendje që ta dallojnë të mirën nga e keqja, dhe të drejtën nga e padrejta;

– Popujt, të cilët kanë qenë – apo janë të përvuajtur, dhe të cilët, padrejtësitë i kanë ndjerë – apo i ndjejnë në lëkurën e vete;

– Popujt të cilët janë të lirë, dhe ia dijnë vlerën lirisë dhe dinjitetit.

Në mesin e shkaqeve dhe arsyeve që ndikuan dhe ndihmuan në solidarizim të nivelit të lartëpërmendur, do të veçonim:

– Demaskimi total i planeve ogurzeza të qarqeve c i o n i s t e, elitave destruktive, grupeve të interesit, korporatave gjakpirëse, lobi grupeve, etj.;

– Krizat aktuale nëpër të cilat kalon njerëzimi i sotëm në të gjitha sferat e jetës, dhe, të cilat, sa vijnë e thellohen;

Zgjimi dhe vetëdijësimi i vazhdueshëm i masave të gjera, karshi planeve apokaliptike të cilat po përgatiten dhe po realizohen nga një pakicë njerëzish, në dëm të njerëzimit dhe gjithë planetit.

Për më tepër, aktiviteti i ngjeshur, të cilin e përmendëm më lartë, nxorri në pah disa të vërteta të pakontestueshme, në mesin e të cilave do të theksonim:

– Rëndësia e vetëdijesimit, aktivizimit, protestimit, demaskimit, denoncimit, rezistimit, dhe dënimit të protagonistëve të cilët e prishin paqen botërore, shkaktojnë kriza, trazira dhe luftëra, nënshtrojnë pupujt dhe masat e gjera, etj.;

– Rëndësia e shfrytëzimit të gjitha mënyrave, metodave, rrugëve dhe mjeteve legjitime, në funksion të luftimit të së keqes;

– Rëndësia e qëndrueshmërisë, mos-dorëzimit, dhe mos-humbjes së shpresave; të bindur se, e drejta do të triumfojë.

Ndonëse ne mund të mendojmë se, përmes një aktiviteti të këtillë, ne vetëm po solidarizohemi me një kauzë të drejtë, siç është kauza palestineze…; realiteti është se, ne, në esencë, po i ndihmojmë vetvetes…

Së këndejmi, nuk jemi ne ata që po ndihmojmë çlirimin e popullit palestinez, por është populli palestinez ai i cili po i çliron njerëzit dhe popujt – të cilët e duan lirinë – anekënd globit…!

Kjo, ngase, palestinezët, përmes qëndrueshmërisë, rezistencës dhe sakrificave të tyre të përmasave legjendare, na ofrojnë neve ‘leksione’ falas, prej të cilave duhet të mësojmë dhe të përfitojmë…

Kështu:

– Ne mësojmë prej tyre qëllimin e ekzistencës në këtë botë, misionin tonë në këtë jetë, dhe kauzën për të cilën duhet të vdiset…; në kohën kur popujt dhe masat e gjera kanë humbur qëllimin dhe busullën e jetës, duke vdekur për së gjalli…!

– Ne mësojmë prej tyre rëndësinë e lirisë, pavarësisë dhe dinjitetit…; në kohën kur popujt dhe masat e gjera po robërohen, po kontrollohen, dhe po xhveshen nga dinjiteti, nga ana e protagonistëve të së keqes…!

– Ne mësojmë prej tyre kurajon, rezistencën, dhe qëndrueshmërinë…; në kohën kur popujt dhe masat e gjera po frigohen, po nënshtrohen dhe po dorëzohen ndaj të keqes dhe protagonistëve të saj…!

Në këtë mënyrë, përmes lidhjes sonë me kauzën palestineze, zemrat tona mbeten të gjalla, ndërsa jeta jonë dhe vdekja fitojnë kuptim…!

Mbase, ky është edhe shkaku kryesor i luftës që po zhvillohet kundër palestinezëve, si dhe i ‘betejave’ të nduarnduarta të cilat zhvillohen me qëllim të shuarjes së kësaj kauze në zemrat e njerëzve…!

Andaj, interesimi, solidarizimi dhe përkrahja jonë ndaj Aksasë, Kudsit, Palestinës dhe palestinezëve, duhet të vazhdojë, deri në çlirimin e plotë të tyre… Mbase, ky interesim, solidarizim dhe përkrahje, do të na ndihmojë të gjithë neve që t’i fitojmë edhe betejat tona personale dhe kolektive…!

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re