Deputeti i opozitës parlamentare, Artur Roshi ka treguar arsyet se përse ka hequr dorë nga marrëvëshja për të ndërhyrë në Kushtetutë.

Në fjalën e tij, në emisionin “Open”, Roshi tha se kishte rënë dakord për dy pika dhe më pas në media kishte parë që ishte publikuar një tjetër version. Ai gjithashtu la që të kuptonte se fuqia kishte dalë nga opozita dhe kishte kaluar tek ata që mbanin kartonat.

“Unë e kisha lexuar atë që firmosa por shkesa ishte në ndryshimin e dy neneve 64 dhe 68. Për këtë të fundit isha për paragrafin e dytë. Në parim ishte një marrëveshje gentlemanësh. Qëllimi ishte hapja e listave. Media serviri një platformë dhe më lindën dyshimet dhe po e shikoja më me qetësi jashtë emocionit të përfshirjes për të bërë hapjen e listave. Kam qënë ndër të parët që kam dashur hapjen e listave. Mungesa e koalicioneve dhe ngritja e pragut në 5% më trembën. Ne ishim të gjithë unison për hapjen e  listave. Kur zhvendoset fuqia, ikën tek ata që kanë kartonin, ikën dhe fuqia,”-tha ai.

Opozita parlamentare ka dorëzuar zyrtarisht në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore propozimet e saj se si duhej ndryshuar Kodi Zgjedhor. Myslym Murrizi, i mbështetur nga deputetët e tjerë opozitarë kërkojnë ndryshimin e Kushtetutës në dy nene. Ata kërkojnë që në zgjedhjet e ardhshme të ketë lista të hapura dhe të mos lejohen koalicionet parazgjedhore.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re