Konflikti i nisur mbrëmjen e djeshme ka vazhduar edhe ditën e sotme në Sarandë përderisa policia ende nuk mori masat e duhura për të parandaluar përplasjet.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në urgjencën e spitalit të Sarandës është paraqitur shtetasi, Erlind Rumani i cili kishte një plagë në qafë e cila i ishte shkaktuar nga një goditje me thikë. Pasi u mjekua,Rumani u largua në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë rreth orës 13:20 të ditës së sotme, Rumani është përballur sërish me agresorin. Fillimisht Rumani është përplasur me makinë me personin të cilin ishte konfliktuar më herët. Pas përplasjes me makina janë pëleshur edhe fizikisht me njëri tjetrin.

Policia ka ndërhyrë dhe si rrjedhojë janë shoqëruar në komisariat 3 persona të cilët janë përfshirë në përplasjen fizike.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re