“Human Rights Watch” (HRW) , Organizata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut njoftoi se nga 25 gushti, pjesërisht apo plotësisht janë shkaktërruar të paktën 354 fshatra muslimane në Mianmarit.
Muslimanët Rohingya të rajonit e Arakanit në Mianmar, me vitet të tëra janë pakica etnike më e rrezikuar në botë, kurse nga 25 gushti ballafaqohen me një valë të re të dhunës të cilën e ushtron ushtria e Mianmarit dhe militantët budistë.
Në raportin e HRW-së thuhet se gjatë tetorit dhe nëntorit në Arakan janë shkatërruar të paktën 40 fshatra, me çka numri i përgjithshëm i fshatrave të shkatërruara nga fundi i gushtit ka shkuar në 354.
“Gjatë dy javëve të fundit dhjetra mijëra Rohingya të tjerë kanë ikur nga Mianmari në Bangladesh”, qëndron në raport.
Sipas HRW-së në Bangladesh deri më tani kanë ikur të paktën 655 mijë muslimanë nga Arakani i Mianmarit.
Në raport thuhet se ushtria e Mianmarit dhe militantët budistë vrasin muslimanët, përdhunojnë dhe abuzojnë me gratë, djegin dhe shkatërrojnë shtëpitë e tyre.
“Minamari dhe Bangladeshi kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi i cili është paraljmërues i procesit të kthimit të refugjatëve muslimanë në Arakan, kurse pamjet satelitore tregojnë se pikërisht brenda asaj jave janë djegur disa fshatra”, thuhet në raport.
Drejtori i HRW-së për Azinë, Brad Adams konsideron se nënshkrimi i këtij dokumenti është një mashtrim i radhës për opinionin të kryer nga qeveria e Mianmarit. /KosovaPost/.

40 Rohingya Villages Burned Since October – Myanmar military’s ethnic cleansing goes on… https://t.co/GydnaoPa5Z pic.twitter.com/4kbtSuxfH5
— Andrew Stroehlein (@astroehlein) December 18, 2017

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re