Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama, të bëra pasditen e sotme, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Durrës, ku ironizoi programin e PD.

Madje Paloka arrin qe te sfidoje Ramen me slloganin e Obames “ne mundemi”!

Në një postim në facebook, Paloka shkruan se gjatë qeverisjes së PD-së pensionet u rritën 67%, ndërsa gjatë qeverisjes së PS-së, pensionet u rritën me 18%. Ai i quan 8 vite qeverisje dështim dhe e akuzon Ramën për vjedhjen e 7 miliardë dollarëve.

Postimi i plotë:

Rama paska “ironizuar” programin e PD nga Durresi ! Sa per kujtese, gjate qeverisjes së PD-së, pensionet u rritën 67%. Gjatë qeverisjes së PS-së, pensionet u rritën vetēm me 18%, edhe pse Rama rriti taksat.

Pas 8 vitesh dështimesh dhe 7 miliard dollareve te vjedhur, Rama vazhdon ende me perrallat e tij per ate se çfarë do të bëjë.

Pas 8 vitesh dështimesh, Rama nuk mund të zgjidhë asgjë.

Ne mundemi.

Në 25 Prill vetem ne sjellim ndryshimin – Rama do të humbasë dhe Shqipëria do të fitojë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re