Skip to content

Në NATO mbahet sot takimi kritik Turqi-Greqi për Mesdheun Lindor

 

NATO është angazhuar për të shmangur rrezikun e konfliktit në Mesdheun Lindor, por Greqia refuzon të ulet në tryezë.

Autoritetet ushtarake filluan kontaktet për të realizuar një takim mes palëve turke dhe greke nën çatinë e NATO-s.

Vetëm se Athina po e sorollat çështjen. Takimi i planifikuar për të martën ishte shtyrë (për në 10 shtator). Takimi i sotëm pritet të mbahet midis delegacioneve ushtarake Turqi-Greqi në Selinë e NATO-s.

Franca, e cila preferon të rrisë praninë e saj ushtarake në Mesdheun Lindor, po përpiqet të formojë bllokun e vet. Në të njëjtën ditë me takimin e NATO-s Presidenti i Francës, Emanuel Macron do të mirëpresë udhëheqësit e Spanjës, Portugalisë, Italisë, Maltës dhe Administratës Grekoqipriote, vende këto që kanë dalje në Mesdhe.

Liderët do të takohen në ishullin e Korsikës me pikë kryesore të agjendës tensionin në Mesdheun Lindor dhe Turqinë.

Para samitit, Macron pritet të ketë një takim kokë më kokë me Kryeministrin grek Qiriakos Miçotakis. Të dy parashikohet të nënshkruajnë edhe një marrëveshje bashkëpunimi ushtarak, që parashikon shitjen Greqisë armë franceze, veçanërisht aeroplanët luftarakë të tipit “Rafael”.