Në shenjë nderimi për viktimat e sulmit të fundit terrorist në kryeqytetin afgan Kabul, mbrëmë Kulla e Ajfelit në Paris fiku dritat.
Me vendimin e kryebashkiakes Anne Hidalgo, dritat në Kullën e Ajfelit u fikën pikërisht në mesnatë, transmeton aa.
“Paris dhe parisienët janë me popullin afgan të cilët në mënyrë direkte janë ballafaquar me terroristët”, ka thënë kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo në rrjetet sociale.
Dritat në Kullën e Ajfellit janë fikur edhe më parë pas sulmeve terroriste në vende të ndryshme.
Këtë herë, kjo u bë për nder të të paktën 95 të vrarëve dhe 158 të plagosurve nga sulmi terrorist me bomba në Kabul, të cilat shpërthyen dje duke aktivizuar eksplozivët në një autoambulancë. /KosovaPost/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re