30 mjekë dhe infermierë nga Shqipëria do të nisen në orën 16:00 të ditës së sotme për të ndihmuar rajonin e Bergamos në Itali në luftën ndaj koronavirusit.

Kostoja do të mbulohet nga qeveria shqiptare dhe kjo e fundit ka miratuar një fond për këtë grup.

Sipas vendimit të publikuar në fletoren zyrtare të qeevrisë shqiptare, mjekët do të paguhen 3 mijë euro, ndërsa infermierët 2500 euro për një total prej 11 milion lekësh.

Vendimi i qeverisë

Vajtja e personelit shëndetësor shqiptar në Itali është fryt i një marrëveshjeje mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dje ministrit të jashtëm italian Luixhi Di Maio.

Sipas burimeve të Korriere della Sera, kryeministri shqiptar është shprehur se nuk mund të shihte Italinë në kaq shumë vështirësi dhe do të ndihmojë sepse shqiptarët e duan Italinë.

Ministri DI Maio u shpreh se mjekët shpëtojnë jetë dhe në këtë moment vendi po rizbulon vlerën më të rëndëishme që është jeta. DI Maio do të presë mjekët shqiptarë në aeroport.  /abcnews.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re