NGA AGRON GJEKMARKAJ

Kronikë! Kthimi i Savanaroles, topat dhe krismat.

Lajmi po na ndiqte nga pas si qeni i cili do të kafshojë medoemos.

Një numër tejet i madh gardistësh e kishin gdhirë në sallë. Rropama e kazanëve bosh të  hajes e pijes të cilat Genc Gjonçaj  po ngarkonte mbi një kamionçinë me tre rrota dëgjohej nga larg.

Tek u jepte krahëve shfrynte , “sa hanë dhe këta dreqër” do na bllokojnë edhe tualetet.

Era e qepës dhe aty këtu njolla yndyre kishin mbetur. Gromësimat në hyrje për një moment na u duken si armët e reja të presionit psikologjik mbi opozitën. Mond Spaho i cili trimërish kishte hyrë i pari në sallë çoi llaf për kundragazë.

Tao sëbashku me gushen e tij ishin ulur herët mbi banakun e qeverisë. Medemek po na  bënte karshillek.

Tezja shikonte si e mpirë e pasigurt në ishte koha për të qarë apo qeshur.

Veziri Tao këqyrte për të mbajtur zaptiet nën vëzhgim e presion në zellin e tyre kundër deputetëve. Qerratai.

Luftëtaret e lirisë u mblodhën një e nga një në oborr të Kuvendit, të murretyer por krenarë. Në ballë u shkëlqente qëndresa. Xhelal Mziu dukej si Elez Isufi çeherli e çark i ngrehun. Komandantet tanë, pusi e hasmit i plagosi që herën tjetër.

Ndonëse me plagë fashuar, buzëtharë, Kryezevendes Lideri Muli dhe Lideri në perspektivë Gazi  dolën në dritare e na dhanë bekimin e betejës. Fitorja është ylli ynë polar tha Baca Mul. Befasia dhe inteligjenca harku me shigjetën, yxhym burra bëzani Gazi dhe u pland mbi mjekrën e tij. Me këtë mallëngjim i ngjitem shkallet disi të tulatur derisa aty erdh Pader Salianji i cili si Savanarola bashkë me Kryqin kishte marrë dhe shpatën në mbrojtje të Kushtetutës. U fut brenda dhe kur pa se i është zënë rruga hypi mbi ato dërrasa pa shpirt duke i dhënë zë demokracisë.

Nuk u bënte syri terr bashkë me Bledion Nallbatin këtë trim tribun të vegjëlisë. Dukej sikur kërcenin vallen e Osman Takes aq me pasion luftonin. Cane Dogjani dhe Luan Baçi të sapo dalë nga një epope e lavdishme  ndiznin pishtarët e shpresës popullore. Ani se digjeshin e përcëlloheshin, ani. Lefko Gështenja i kapte karriget si të ishin pupla fazani. Dash Sula vikaste hapeni derën se  e drodha dhënë ndërsa vetullat i kreshpëroheshin.

Hijerëndë  e zemërthyer mbërriti Babo. Opozita shpërtheu ‘turp turp turp”. Kosta i Linditës dhe Gramozit nuk u besonte më veshëve, kokës i binte me shpulla, një ku kuuu  e zgjatur i dilte nga goja. Nuk kuptonte më si mund të vijë kjo dite, të ngrihen këmbët ti bien kokës ? Nga lozha donte të hidhej ti mbyste se paku nja tre të pa soj por për fat Jona dhe Dori e mbërthyen që ai tërbim në  mort të mos kthehej.

Kur ka Babo kemi të gjithë more të paudhe pëshpëriste. Bora e këqyrte me adhurim. Kur të rritem dua edhe unë të behëm si Xhaxhi Kosta i tha Anilës. Ç’farë akademike? Joo heroinë e gatshme të jap jetën për Babon.

Jorushi i Tabakeve që mos ta kapte syri i keq ishte rrinte ngjitmas me Entela Xhixhon. Kontributi i saj  estetik sot ishte i spikatur sa nuk thuhet ,pantallona të gjëra në blu dhe një xhaketë pallto bojë turquoise, si shpresa e së ardhmes e përkëdhelnin. Motrani e shkoqeni e panë me zili.

Pader Salianji nuk jepej, nemcja tutje e ai tehu. Në një çast nduku mustakun e djathtë dhe topat shpërthyen si kumt perëndie. Nallbati shkuli të majtin. Salla u drodh. Nga ana ku ishte ulur Klosi u dëgjuan zhaurima , duhem e sperrç dhe menjëherë  delikatja Mimi di Puccini zuri hundën me duar. Majko sëkëlldisej në një pyyyf të zgjatur, Tonit  sikur në vesh i trokiti shprehja “të pëgërë  por krenarë”, gjithsesi nuk ishte i sigurtë e degjoi apo mendoi.

Tek vendi i Braçes dhe Shalsit u pa një rreke dhe kur u ngritën të dy i kishin petkat e lagura. Dilua dhe Laerti dergjeshin në krahët e njëri-tjatrit. Nasipi e Xhemali gjykonin veten pse nuk i morën çiftet ! Ismet Beqiri habitej pse Babo nuk urdhëron mësymje të përgjithshme, kalim të divizionit të parë mbi Shkumbin nën udhëheqjen e Petros si komandant dhe Fatmirit si komisar pa ta shihnin këta?!

Arben Pellumbi ankohej dola shtepiet pa lënë amanetet. Elisa me krifen si akejtë kryqëzuar në një metaforë hermetike, nuk kuptohej në përmblidhte të shkuarën apo i fliste së ardhmes teksa tymi që rrethonte Babon i dukej si frymë e shenjtë. Pader Salianji me kushtetutë  në dorë ënde predikonte e predikonte sundimin e ligjit e të virtytit ndërsa deputetet e Lulit me votimin e tyre kundër kthyen buzëqeshjen, e gëzimin e jetës, tek të gjithë. Në të ikur Niko nikoqiri po vraponte drejt makinës dhe disa njolla të mëdha e të çuditshme i zbukuronin pantallonat nga pas. Sajmir Korreshi rendi si maratonomak për të përhapur kudo epinë e një dite historike.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re