Skip to content

Në një kohë kur mbështetësit e Trump kanë pushtuar ‘Capitol Hill’, demokratët e Joe Biden marrin kontrollin në Senat dhe Kongres

trump dhe biden 2

Në një kohë kur mbështetësit e presidentit Trump kanë hyrë  në ambientet e “Capitol Hill” ku do të votohej presidenti i zgjedhur Joe Biden, mësohet se me fitoren në shtetin e Xhorxhias, demokratët arrijnë kontrollin e Senatit dhe të Kongresit.

Zgjedhjet për senatorët në Xhorxhia u përsëritën sepse asnjë nga kandidatët në zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit nuk arriti 50% e nevojshëm për fitore sipas rregullave të shtetit. Rreth katër milionë qytetarë votouan në balotazh.

Demokratët do të kontrollojnë Senatin, Dhomën e Përfaqësuesve dhe Shtëpinë e Bardhë për të parën herë që nga viti 2009.

/faxweb