Edi Rama: Ne nuk do ia kthejmë shpinën Kosovës. Pa diskutim që nuk ia zgjidhim dot këtë hall të madh, por nuk do të ngurrojmë t’ua qajmë sinqerisht dhe konkretisht hallin që sapo kemi filluar të zgjidhim për vete. Kosovës do ti dhurojmë një sasi për vaksinimin e bluzave të bardha të spitalit Covid të Prishtinës në mënyrë që heronjtë e vijës së zjarrit në Kosovë ta nisin vaksinimin në të njëjtën kohë me heronjtë tanë në Tiranë.

I kam kërkuar ministres së Shëndetësisë të komunikojë menjëherë me homologun në Kosovë për të mundur të vendosim sasinë e mundshme për personelin e spitalit Covid të Prishtinës.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re