Kryeministri Edi Rama ka thënë se prej vitit 2013 nuk janë rritur rrogat për deputetët dhe ministrat, por nuk janë kursyer paratë për të Reformën në Drejtësi.

Gjatë një deklarate të jashtëzakonshme për mediat, Rama bëri thirrje që Drejtësia e re po vepron me dy standarde duke ndëshkuar qytetarët për një dritare të hapur pa leje, ndërsa mbyll sytë për ata që nuk justifikojnë dot pronat, vilat dhe makinat luksoze.

Ne kemi ndjekur me shumë vëmendje të gjithë zhvillimet pas kalimit të reformës dhe e kam thënë edhe më parë nuk kisha iluzion që kjo do të ishte shëtitje në lëndinë por kjo është një ngjitje shumë e vështirë ndaj ne i kemi mbështet njerëzit e këtyre institucioneve përtej shifrave të buxhetit tonë. Shikoni shifrat e buxhetit sa janë hedhur për pagat e sistemi të drejtësisë shikoni pagat që në 2013 nuk është bërë asnjë rritje page deputetësh apo ministrash, shikoni pagat në Reformën e Drejtësisë shikoni mbështetjet financiare dhe logjistike të Reformës në Drejtësi për të kuptuar sa rëndësi i japin ne këtij procesi pasi mbështetja jonë është 360 gradë për këtë proces. Mbështetja jonë është e madhe kur ne e kemi qepur gojën sa herë që institucionet e reja të drejtësisë do të drejtohen drejt oborrit tonë për këdo që ka dyer të hapura me drejtësinë kjo nuk ka ndodhur kurrë në historinë e Shqipërisë.

Ka pas Shqipëria ministra të pushkatuar po ju e dini si ka qen drejtësia atëherë as e pavarur as e drejtë as demokratike. Nuk ka ndodhur kurrë më parë në Shqipëri ku drejtësia merr cilindo nga radhët e qeverisë për ta vendosur para ligjit dhe kjo nuk është një cështje aspak e ngatërruar dhe ne e besojmë këtë gjë. Shikoni gjithë komunikimin tim me qytetarët në rrjetet sociale se sa herë kam biseduar, do të çuditeni unë i kam të arkivuara gjitha dhe një ditë mbase i botoj një kazan i madh janë aty. Sa njerëz më drejtohen mua ne shiti shpresat e tyre për drejtësinë e re, përgjigjet e mia nuk janë që unë të bëj gjykatës dhe prokurorë ne bëjmë reformën si qeveri , por mua nuk më jep leksione askush për ndërhyrjen në reformën në drejtësi të jemi të qartë. Kush nuk është angazhuar politikisht e ka shumë të thjeshtë ta shikojë këtë përpjekje kolosale për ti hequr drejtësinë nga duart politikës.

Ne nuk jemi këtu të bëjmë rolin e budallait kur shikojmë dicka që bën ‘muuuu’, ose kur na thonë njerëz në rrugë që ju na tradhtuat. Është një moment që duhen thënë gjërat, kur ne qepim gojën kur një grua arrestohet për një arkë peshk dhe ne themi edhe arka e peshkut është shkelje po si mund të qepim gojën për këta 13 pasuri të pajustifikura dhe subjekti mund të jetë sot duke bërë investime i patrazuar, shtwpia, vila, dyqane, toka garazhe të gjitha të pajustifikuara të dala nga Vetingu jo nga ne. Dhe të gjithë këta njerëz fshehin pasurinë dhe ne duhet të heshtim për cilën arsye duhet të heshtim? Një drejtësi e nëjanshme sado e drejtë të jetë është një drejtësi e padrejtë. Prandaj jemi këtu për të sqaruar këtu që ky diskutim duhet të bëhet sot”, u shpreh Rama.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re