Ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin “Me Xhaxhiun” në Fax News.

E pyetur nga moderatori Rezear Xhaxhiu në lidhje me ‘moton’ e kryeministrit Edi Rama,”Ne nuk jemi më të mirët por më të mirë se ne nuk ka!”, tha se kjo është e kopjuar.

Ndërkohë ish-deputetja demokrate, ka komentuar edhe propagandën e qeverisë Rama, të cilën e cilësoi si mëkatare duke theksuar se zgjedh që ta bëjë sipërfaqen thellësi.

Xhaxhiu: Shikoni se çfarë gjetje ka bërë Edi Rama “Ne nuk jemi më të mirët por më të mirë se ne nuk ka!” është perle. Këtu kemi të bëjmë me realitet dhe komunikim madje ti me plot gojën e ke cilësuar si krimianle propagandën e Ramës.

Grida Duma: Është e kopjuar nuk është e tij. Mëkatare është sepse zgjedh ta bësh sipërfaqen thellësi. Nëse ju gërvishni në sipërfaqen e Ramës, ajo mbetet sipërfaqe dhe nuk është thellësi. Ky është mëkati i kthimit të sipërfaqen në thellësi. Nuk ka konkluzion as analizë, ka vetëm një sipërfaqe. Ai shfrytëzon atë që ka mbetur më e keqja nga koha e komunizmit. Tani ka depresion midis diferencës së realiteteve. Dhe për këtë arsye shoqëria është në depresion sepse janë dy realitete që nuk lidhen fare me njëri tjetrin.

Por të mësuar me faktin se shqiptarët duan të dëgjojnë gënjeshtra për të të quajtur të mençur, le të themi dobiç, mafioz ku në Shqipëri është një konatocion që lidhet më shumë me të fortin sesa të mençurin.

Xhaxhiu: A janë të majtët një hap përpara në drejtimin e një lloj propagande në krahasim me juve?

“Nuk vjen nga kjo trashëgimia. Komunikimi është zgjedhje jo i trashëguar. Vjen nga mbajtja në varfëri e njerëzve por i mbajte në varfëri mund ti japësh një ushqim mendor të varfër dhe themeli është ky do të pëlqejnë atë që është në sipërfaqe. Ashtu siç të çon letërsia në një botë tjetër ashtu edhe komunikimi politik mund të të çojë në një dimension tjetër. Por nuk është ky funksioni i komunikimit politik është që të bëjë jo të transportoje , apo të të çojë në një botë në të cilën ti ke haluçinacione. Gjithmonë e majta ka qenë e tipit të lajmeve do tua marrim atyre do tua japim juve. Kjo shfrytëzon urrejtjen dhe zilinë. “Ne në një klasë ishim!” ku u bë ai. Jemi rritur me këtë ngjizjen e zilisë përtej meritës, ndokush në këtë vend bëhet edhe se është i aftë dhe ka plot nga ato.”– tha Duma.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re