Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Indrit Sefa u shpreh se vendimi i Gjykatës për pezullimin e çështjes së kërkesës së Lulzim Bashës nuk reflekton dhe nuk krijon asnjë problem në organizimin e brendshëm të PD-së.

Sipas tij, ky gjyq nuk ka lidhje me kryetarin, ndërsa kërkesa është dërguar vetëm për ndryshimet e Statutit të bëra më 2 Shtator.

“Partia do të funksionojë në bazë të statutit të 2 shtatorit. Regjistrimi në gjykatë është çështje formale. Gjyqi nuk ka lidhje me kryetarin.

Kërkesa që është adresuar në gjykatë është regjistrimi i ndryshimeve të statutit të 2 shtatorit.

Gjyqi nuk ka lidhje me kryetarin e partisë por vetëm me atë që është statuti në fuqi i PD

Palët e tjera duan ta pezullojnë, të mos shqyrtohet. Kemi diferenca në qëndrime.

Ka një detyrim ligjor për çdo ndryshim statutor të bërë nga PD dhe mund ti drejtohen gjykatës.

Ligji 85/80 e përcakton fare qartë në regjistrin e partisë politike regjistrohen vetëm ndryshimet. Dhe ne nuk kemi ndryshime kryetari, nëse do zgjidhnim kryetar tjetër atëherë do ishte regjistruar. Në dijeninë time nuk është.

Çdo anëtar i PD i bindet statutit të PD, dhe çdo strukture e saj po ashtu.

Ne nuk kemi asnjë problematikë në lidhje me vendimmarrjen, ata nëse duan të verifikojnë vendimmarrjet e 2 shtatorit janë të gatshëm të paraqiten kur të duan. Ne kërkuam tre dokumente të Këshillit Kombëtar ‘imagjinar’ online, do presim procesin tjetër, t’i marrim tek një proces tjetër.

Nëse ka patur Këshill Kombëtar të sjellin dokumentet provuese dhe le të vazhdojë procesi për atë.”, tha Sefa për gazetarët.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re