Ditën e sotme do të zhvillohet protestë kundër rritjes së çmimve para kryeministrisë.

Aktivisti Rigels Xhemollari tha në një prononcim për ‘Fax News’ se sot nuk do parashtrohen më kërkesa por do ketë thirrje, ovacione, pankarta.

Xhemollari tha se kërkesa kryesore ka qenë dhe do të mbetet që qytetarët shqiptarë të mos vidhen dhe të trajtohen me dinjitet, duke theksuar se Rama duhet t’i japë fund propagandës së tij.

Xhemollari:
Thirrje ovacione pankart do ketë sot, kërkesat që janë bërë më parë i bejmë thirrje qeverisë të reflektojë. Kryeministri Rama pavarësisht reagimeve të drejta, gjuha e tij ka treguar se ka reaguar, ka bërë takime me grupe interesi, nxorri paketën pavarëisht se nuk është optimist.

Këtë gjë e ktheu në propagandë. Duke viZituar marketet, ne nuk kemi kërkuar që të kthehen në inspektorë por që të lkujdesen që të mos vidhemi dhe të trajtohemi me dinjitet.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re