Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për mediat ka komentuar humbjen e opozitës në zgjedhje, ku tha se fajtore për të është mazhoranca e cila përdori zarfet dhe çdo mënyrë tjetër në kohë fushate.

Berisha tha se për humbjen e opozitës ka kontribuar dhe ish-kryetari i PD, Lulzim Basha pasi u përdor nga kryeministri Edi Rama ku citoi “nëse e vendosi monizmin Rama, e vendosi me Lulzim Bashën. Po e përdor si limon të shtrydhur, si vegël të shpifur. Rama realizoi gjithçka përmes pengmarrjes së Bashës”.

“Ka një gjë tragjike, e pranoj që janë vjedhur zgjedhjet dhe si fakt të kryer. Ne jemi angazhuar në këtë proces që ti dëshmojmë demokratëve me fakte, dokumente se nuk ishin zgjedhje por farsë elektorale. Qëllimi është të krijojmë vetëdije të bazuar tek qytetarët, dhe makinerinë e frikës dhe terrorit. Qeveri që shkel çdo parim të kodit zgjedhor dhe kodit të Venecias, kjo qeveri nuk dorëzon pushtetin sepse lë pas shkelur ligj. Ne do kishim përgjegjësi nëse do heshtnim apo nuk do ngrimini shqiptarët në një betejë për zgjedhje të lirë, ne nuk mund të ndalojmë mbledhjen e ministrave për të shpërndajë zarfe për pensionistët, nuk ndalojmë dot të shpallë rritjen e rrogave në mes të fushatës. Çfarëdo që të bëjë opozita nuk ndalon dot zyrat e errëta. Nëse ju më keni ndjekur sigurisht, në të gjithë këtë dramë shqiptare, s’them se opozita nuk ka përgjegjësi, por nëse e vendosi monizmin Rama, e vendosi me Lulzim Bashën. Po e përdor si limon të shtrydhur, si vegël të shpifur. Rama realizoi gjithçka përmes pengmarrjes së Bashës, dhe unë do ju them këtu; mos u çudisni se ai mbase do të braktiste dhe zgjedhjet e 25 prillit, Rama e kishte nën kontroll të plot përmes dosjes. Kapërdija nga opozita e farsës elektorale të 2021-shit, solli superfarsën e 14 majit”, tha Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re