U deshën pak reshje shiu që blloku “11 janari” në lagjen “Besëlidhja” të Lezhës të kishte prani uji në brendësi të saj.

Niveli u rrit menjëherë sapo nisën shirat e shumtë. Kjo situatë është e vazhdueshme prej vitesh në këtë lagje, por zgjidhja nuk ka ardhur ende.

Bllokimi i pusetave dhe pamundësia e kanaleve kulluese për të evaduar ujërat e shumta që vijnë në periudhë me intensitet rreshjesh, jane shkaku kryesor i kesaj situate.

Largimi i ujit që përmbyti rruget në këtë bllok banimi varet tërësisht nga intensiteti i shirave të cilat vazhdojnë të jenë prezente./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re