Një 20-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik në Patrida Veria. E reja po priste urbanin, kur një automjet që udhëtonte nga Veria për në Naousa ka kaluar në korsinë e kundërt duke përfunduar në stacionin e autobusit.

Automjeti, që drejtohet nga një 64-vjeçar, ka aksidentuar shqiptare dhe një tjetër këmbësore që priste në stacion autobusin, duke i tërhequr zvarrë.

Nga përplasja 68 vjeçarja ka përfunduar në oborrin e një banese aty pranë dhe ka humbur jetën, ndërsa 20-vjeçarja u transportua në spitalin, por nuk i mbijetoi plagëve të marra.

“Urbani ishte vetëm 50 metra larg dhe në pak sekonda dy viktimat do të ishin në autobus. Makina e hodhi vajzën më shumë se dhjetë metra larg”, tha një dëshmitar për protothema.gr.

Shoferi 64-vjeçar, i cili dyshohet se nuk është ndjerë mire teksa drejtonte mjetin dhe për shkak të kësaj ka humbur kontrollin e makinës, është arrestuar. Ai akuzohet për vrasje nga pakujdesia.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re