Kryetari i Partisë Republikane dhe njëherësh aleat i koalicionit “PD-ASHM”, Fatmir Mediu, ka komentuar zgjedhjet e 11 majit, duke thënë se procesi elektoral është manipuluar dhe detyra e opozitës është të sjellë faktet për ta provuar këtë.

Në studion e News24, Mediu tha se votat janë blerë nga krimi i organizuar, duke shtuar se në Kuvend nuk ka më figura të qenësishme të PS, por njerëz që sipas tij nuk dihet kush janë.

“Detyra e opozitës është të sjellë faktet për manipulimin e procesit zgjedhor. Disa rezultat janë qartësisht jo efekt i rezultatit të raportit kandidat votues, por të grupeve kriminale që duan të kenë përfaqësuesin  tyre në Kuvend.

Ne nuk kemi në parlament figura të qenësishme të PS-së, por kemi figura që as nuk e dimë kush janë, nuk kanë patur aktivitet publik, për të patur këtë aktivitet që kanë”, tha ai.

Ndër të tjera Mediu u shpreh se qëndrimi i opozitës lidhet me fatin e Shqipërisë.

“Opozita ka marrë një qëndrim që nuk lidhet thjeshtë me të, por lidhet me fatin e Shqipëri, a do të jemi në demokraci. A do të vendosin qytetarët kush është qeveria dhe parlamenti, apo do të vendosin grupet kriminale”, u shpreh kreu i PR.

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko