Deputeti i PD, Tritan Shehu nga Kuvendi tha se zgjedhja e Gazment Bardhit si kryetar grupi për Partinë Demokratike është qesharake dhe antikushtetuese sipas tij.

Shehu tha se në Parlament po shkelet rregullorja, duke përjashtuar deputetë dhe zgjedhur kreu i grupit me 18 vota dhe po krijohet arbitritet.

“Në këtë parlament po bëhen shkelje të mëdha në rregullore dhe procedurë, përjashtohen deputet me një paçavure të dikujt dhe ju e miratoni. Pasoja kush është sot, ju njoftoni zgjedhjen e kreut të grupit parlamentar me 18 vota dhe zyrtarizohet nga ju, turp i botës. Bashkëpunoni me ata që falsifikojnë dokumentesh, kërkoj të bllokohen këto veprime dhe të zbatohet rregullorja.

Rregullorja nuk njeh përjashtime, që mos të lihen mundësi për artibritet. Qesharake që kreu i grupit u zgjodh me 18 vota”, tha ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re