Kreu i PD Lulzim Basha ka thërritur në një takim ditën e sotme sekretarët dhe kryetarët e degëve, pas pakënaqësive që kanë lindur në kampin blu me humbjen e zgjedhjeve në 25 prill.

Ndërkohë theksojmë që Basha tha se shumë shpejt do japë qëndrimin e tij lidhur me kërkesat ndaj tij për të dhënë dorëheqjen.

Ky takim vjen pas zgjedhjeve parlamentare të datës 25 prill. Gjithashtu, në takim pritet të diskutohet edhe për zërat kritikë ndaj liderit Basha, pas fitores së zgjedhjeve nga ana e Partisë Demokratike.

Një sërë eksponentësh brenda PD-së kanë kërkuar që kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha të japë dorëheqjen nga posti, pasi ka humbur zgjedhjet.

Ndërsa, degët e rretheve të PD-së kanë mbajtur qëndrim, duke u shprehur se Basha arriti që të shtojë votat e PD-së, edhe pse maxhoranca ka rritur represionin mbi opozitën.