Kreu i Komunitetit Shqiptar në Greqi, Ermal Sulaj, përmes ekranit të televizionit FaxNews, ka hedhur dritë mbi situatën e radhëve kilometrike të krijuara në Kakavijë. Sulaj shpreht se emigrantët shqiptarë që rikthehen në shtetin fqinj gjatë muajit gusht shpeshherë përdoren si leva presioni nga shteti grek për të përmbushur qëllimet e tyre politike. Sulaj kërkoi gjithashtu ndërhrje nga qeveria shqiptare që këto situata mos të përsëriten më në vazhdim.

“Ajo që vlen për t’u theksuar është se emigrantët shqiptarë që kalojnë kufirin gjatë muajit gusht përdoren si mjete presioni nga të dyja palët. Sigurisht më shumë nga pala greke drejt palës shqiptare dhe kjo duhet zgjidhur nga qeveria shqiptare që ne mos të përdoremi si leva presioni.

Janë vendosur vetëm dy mjekë kur mund të vendoseshin 8 mjekë që në fillim dhe kjo radhë nuk duhet të ishtë krijuar. Ne e dimë që është problematike situata e Covidit, mbase nuk duhet të lëvizim dhe aq shumë por është edhe problemi i pashaportave. Shumë emigrantë udhëtojnë drejt Shqipërsisë për të nxjerrë pashaportat, pasi procedura në konsullatë është shumë e ndërlikuar, ndaj gjysma e qytetarëve vijnë në Shqipëri për këtë problem”. – tha Sulaj.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re