Kryeministri Edi Rama ishte sot në Shkodër, ku mbajti takimin e Asamblesë së Zgjeruar të  PS. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë u ndal tek fitorja në Shkodër, që socialistët e kanë për herë të parë që qeverisin.

Sipas Ramës, shkodranët pas shumë kohësh nuk shpresuan, por kuptuan se nuk mund t’i bien fyellit në një vrimë.

Rama e pranoi se socialistët përfituan nga kjo situatë, duke fituar për herë të parë zgjedhjet e 14 majit ne Shkoder.

“Unë nuk besoj se shkodranët pas shumë kohësh shpresuan, por pas shumë kohësh kuptuan se ishte një budallallëk i madh ti binin fyellit në një vrimë dhe të prisnin një muzikë tjetër dhe në një farë mënyrë përfituan ne, por nuk ka rëndësi. Ky ndryshim ka ndodhur dhe kthesa ka filluar. Siç e kam thënë më parë që mund të thuhej se ky e thotë se do vota, e them tani që votat i kemi marrë që Shkodra është e vetmja nyje strategjike e vendit e pa trajtuar ende. Nyjet e tjera kanë akoma shumë punë për tu kthyer krejtësisht në motor zhvillimi që punojnë me gjithë fuqinë e tyre. Shkodrën e kemi prioritet kryesor dhe do vazhdojmë ta kemi prioritet kryesor”, tha Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re