Të paktën 17 palestinezë u lënduan të martën në përleshjet me forcat izraelite në Qytetin e Vjetër në lindje të Kudsit Lindor.

Policia izraelite ndërhyri me plumba gome dhe bomba zhurmuese derisa palestinezët merrnin pjesë në festimet e ditëlindjes së Profetit Muhamed (a.s.). Dhjetë nga të plagosurit u transportuan në spitale ndërsa shtatë morën ndihmë mjekësore në vendin e ngjarjes.

Policia izraelite ndërhyri pasdite me topa uji kundër të rinjve palestinezë në zonën e Qytetit të Vjetër, veçanërisht në Portën e Damaskut.

Aktivisti i të drejtave të njeriut dhe avokati Nasir el-Avde tha për AA se policia izraelite arrestoi 15 fëmijë palestinezë të moshës prej 13 deri në 15 vjeç rreth Portës së Damaskut, e cila është një simbol i rezistencës palestineze në Kuds.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re